web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stadiumi “San Siro” s’do të jetë i gjithi i mbushur ndaj Bayernit, ja arsyeja …

2022-09-07 20:41:47, Sport CNA

Interi do të luajë një super ndeshje sonte ndaj Bayernit, por besojeni ose jo: Stadiumi nuk do të jetë i mbushur. Si rrallë herë, pasi edhe në kampionat edhe me ekipe të dobëta thuajse mbushet, Corriere dello Sport raporton se në Champions nuk do të ndodhë kështu.

Sipas gazetës italiane kjo vjen për shkak të kostove të larta. Në Meazza priten 60 mijë spektatorë, por nuk do të ndodhë që për herë të tretë radhazi të jetë i gjithi i mbushur.

Publiku zikaltër do të jetë i shumtë ndaj Torinos (65 mijë tifozë), ndaj Romës (70 mijë tifozë). Nga Gjermania ndërkohë pritet që të vijnë rreth 4300 tifozë, edhe pse kërkesat ishin dyfish më të larta.





Lajmet e fundit nga