web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diferenca të frikshme në fushë/ Bajerni shumë i fortë për Interin

2022-09-07 22:55:00, Sport CNA
Diferenca të frikshme në fushë/ Bajerni shumë i fortë
Festa e Sane ndaj Interit

U luajtën mbrëmjen e sotme 2 sfidat e para të Grupit C, i quajtur si “grupi i ferrit”, teksa u shënuan në total plot 8 gola. Në supersfidën e zhvilluar në “San Siro”, mes Interit dhe Bajernit të Mynihut, ishin bavarezët e Nagelsman që triumfuan me rezultatin 0-2, falë golit të Sane dhe autogolit të Dambrozios.

Një dominim i frikshëm i skuadrës gjermane, që ishte superiore absolute ndaj Interit, që bëri shumë pak në këtë sfidë! Diferenca të mëdha u vëren në fushën e lojës mes këtyre dy skuadrave.

Ndërkohë në duelin tjetër të Grupit C, atë mes Barcelonës dhe Plzen, katalanasit e Ksavit bënë detyrën duke triumfuar me rezultatin 5-1. Protagonisti absolut i spanjollëve ishte bomberi Robert Levandovski që realizoi triplitë, teksa serinë e golave e hapi Kesi dhe e mbylli Ferran Torres.

REZULTATET:

BARCELONA-PLZEN 5-1

Kesi 13′, Levandovski 34′ , 45+3′, 67′, F.Torres 71’/ Sykora 44′ 

INTER-BAJERN MYNIH 0-2

Sane 25′, Dambrosio 67′ (autogol)





21:55 Sport

E BUJSHME/

Shkëndija e Tetovës vijon të jetë pa trajner që pas largimit...

Lajmet e fundit nga