web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ “Çmenduri” në Napoli! Tifozët i vënë “flakën” qytetit

2025-05-23 23:16:00, Sport CNA

VIDEO/ “Çmenduri” në Napoli! Tifozët i

Tifozët e Napolit këtë sezon duket se po e shijojnë më shumë se kurrë suksesin e skuadrës së tyre. Edhe pse titulli i dy sezoneve më parë kishte thyer një pritje shumëvjeçare, triumfi i këtij viti ka sjellë një entuziazëm të jashtëzakonshëm në qytet. Kjo u duk qartë në mënyrën se si u festua nata historike që u kurorëzua me ngritjen e trofeut.

Qyteti pothuajse ndaloi së funksionuari gjatë ditës. Rrugët ishin mbushura plot, të gjithë ishin në pritje të mbrëmjes, kur Napoli do të shpallej zyrtarisht kampion. Sheshet kryesore si dhe zona përreth stadiumit u mbushën me mijëra tifozë që festonin si një trup i vetëm. Fatlumët që siguruan biletat, pas më shumë se 400 mijë kërkesave, patën privilegjin ta përjetonin emocionin nga afër.

Por festa nuk mbeti vetëm brenda stadiumit. I gjithë Napoli u kthye në një arenë futbolli nën qiell të hapur. Pamjet nga “Piazza Plebiscito” janë dëshmi e kësaj, një festë e çmendur shpërtheu në momentin e mbylljes së ndeshjes.





Lajmet e fundit nga