web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Klubi i Superiores publikon pamjet dhe shpall “non-grata” gjyqtarin

2023-11-30 15:14:00, Sport CNA

VIDEO/ Klubi i Superiores publikon pamjet dhe shpall “non-grata”

Te klubi i Laçit kanë pretendime të mëdha për gjykimin, në sfidën e fundit ndaj Egnatias, ku ata u mposhtën me rezultatin 0-2.

Bardhezinjtë pretenduan për penallti në minutën e 78-te. Për Olsid Ferataj i cili ishte kryesor në këtë përballje nuk ishte 11-metërsh.

Tashmë Laçi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet, ndërsa shprehen se nuk duan që Ferataj t’i arbitrojë në asnjë ndeshje, pasi nuk pranoi as rasti në fjalë të rishikohej në VAR.

“KF Laçi, i detyruar nga arbitrimi i bërë, kërkon që Olsid Ferataj mos të jetë më i përzgjedhur në ndeshjet e ekipit tonë, as për të arbitruar në fushë, as në VAR. Është e patolerueshme dhe dashakeqe mos sinjalizimi i tij për të parë rastin e dyshimtë për penallti në favor të skuadrës tonë. Pamjet janë të qarta që na është mohuar një penallti. Këto vendime nuk I shërbejnë lojës si dhe hedhin poshtë investimin e bërë për sistemin VAR, ndaj theksojmë se Olsid Ferataj nuk mund të dërgohet më të gjykojë ndeshje të KF Laçi!”, ka përfudnuar klubiu kurbinas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)





16:13 Sport

Shifra të

"Euro 2024" është planifikuar të zhvillohet nga 14 qer...

Lajmet e fundit nga