web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Flamurtari prezanton trajnerin e ri

2023-11-28 14:10:00, Sport CNA

Flamurtari nuk ka humbur kohë për të prezantuar trajnerin e ri, i cili do të pasojë të larguarin Emilajno Çela.

Klubi vlonjat, i ka besuar drejtimin e skuadrës, trajnerit Dritan Resuli. Një njohje e vjetër për kuqezinjtë, pasi Resuli ka drejtuar edhe sezonin e kaluar Flamurtarin.

Ndihmës trajner i Resulit do të jetë ish-lojtari i Flamurtarit, Ditmar Bicaj.

Dyshja kanë bashkuar forcat për të arritur objektivin e klubit që është ngjitja në Superiore sezonin e ardhshëm, ndërsa momentalisht mbajnë vendin e katërt me 24 pikë.





Lajmet e fundit nga