web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Futbollisti shqiptar nuk përmbahet, përplaset keq me kundërshtarin serb

2023-11-27 17:12:00, Sport CNA

VIDEO/ Futbollisti shqiptar nuk përmbahet, përplaset keq me

Hajduk Split mori një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Istras në Kroaci, por vëmendjen e të gjithëve e mori një përplasje.

Futbollisti shqiptar i mysafirëve të Hajdukut, Emir Sahiti, i cili kishte shënuar edhe një gol u përplas me lojtarin serb, Mladen Devetak. Më pas, u përfshinë edhe futbollistë të tjerë, si Ante Erceg dhe Marko Livaja, kapiten i Hajdukut. Gjithsesi, situata u qetësua dhe arbitri u mjaftua me një karton të verdhë të Livaja-s.


Ky takim u luajt në mes të një tensioni të madh, ku edhe pas sfidës disa tifozë janë përleshur me sigurimin. Hajduk Split kryeson kampionatin me 36 pikë dhe ndeshja e radhës është ndaj Goricës, në shtëpi.

 




Lajmet e fundit nga