web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flamurtari nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

2023-11-27 15:50:00, Sport CNA

Flamurtari nuk ka humbur kohë për të zgjedhur trajnerin e ri, pas largimit të Emiliano Çelës.

 Dritan Resuli do të jetë trajneri i ri i vlonjatëve.  Pas largimit të trajnerit Emiliano Çela, për mungesë rezultatesh, drejtuesit vlonjat kanë menduar që kullën drejtuese të skuadrës të ia japin një ish-trajneri, pikërisht vlonjatit Dritan Resuli, i cili e njeh mirë ambientin, sipas Panorama Sport.

Trajneri Resuli do të prezantohet nesër nga klubi dh mbetet për të parë se cili do të jetë misioni që drejtuesit do i ngarkojnë “timonierit” të ri, duke ditur se distanca me kreun për të siguruar biletën direkte për Superiore është e konsiderueshme.





Lajmet e fundit nga