web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Momente tensioni! Lojtari i Skënderbeut feston golin me prindërit, tifozët e Kukësit nuk përmbahen

2023-11-28 15:00:00, Sport CNA

Momente tensioni u regjistruan në minutën e 38-të, në “Arenën e Demave” në kryeqytet, teksa luhej dueli mes Kukësit dhe Skënderbeut.

Futbollisti i skuadrës korçare Lika, shënoi një gol fantastik nga goditja e dënimit, teksa shkoi të festonte me familjarët të pranishëm në tribunë përballë.

Aty afër ishin dhe tifozët e Kukësit, të cilët e morën si provokim këtë festim të Likës, duke shpërthyer në të shara. U desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej dhe ndeshja vijoi normalisht. Për më tepër shiko pamjet:  

 




Lajmet e fundit nga