web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Valduci kërcënon hapur Dukën: Mos guxo të ndryshosh partner

2025-06-06 10:34:00, Sport CNA

Valduci kërcënon hapur Dukën: Mos guxo të ndryshosh partner

Pas daljeve të fundit mediatike të Selami Jenishehrit, i cili në një studio televizive dha skemat e tij dhe gjithashtu mediatikisht i tregoi trajnerit Silvinjo dhe presidentit Duka se cila ishte formula matematiko-fizike për fitore ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Adriano Valduci.

Si gjithmonë, i qartë me skemat e tij, ai shpesh ka dhënë formulat e fitores, si ajo me Andorrën, por edhe të ndeshjes me Anglinë. Sa herë është dëgjuar Valduci, aq herë ka fituar Kombëtarja. Kur ai nuk dëgjohet, Kombëtarja humb.

CNA e kontaktoi dhe e pyeti Valducin, për zhvillimet e fundit, si qëndrimet e Jenishehrit dhe skemat që jep për Silvinjon, por përgjigjia e tij ishte e prerë.

“I them Dukës, të mos guxojë të ndryshojë partner, në të kundërt do të përballemi në drejtësi. Skemat e Jenishehrëve janë kot. Duhet që skema ime të përdoret. Jam i suksesshëm në të gjitha veprimet. Këtë e di edhe Silvinjo. Nëse nuk më dëgjon këtë herë, është i pashpresë”, deklaroi ai.





Lajmet e fundit nga