web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuditi me zgjedhjet në miqësore, trajneri i Partizanit “bllokon” ishin e Skënderbeut?

2022-08-14 18:53:52, Sport CNA

Partizani fitoi dje me rezultatin 1-2 përballë Teutës në stadiumin “Niko Dovana”. Të kuqtë dominuan përgjithësisht miqësoren, ndërsa fitorja erdhi me përmbysje. Fillimisht ishte autogoli i Elezajt, më pas Çelaj që gjeti rrugën e rrjetës 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Trajneri Giovanni Colella debutoi kështu me fitore, dhe pse akoma jo në një takim zyrtar. Të çuditshme ishin zgjedhjet e italianit në formacionin titullar. Kur pritej të besoheshin të përhershmit, Colella vendosi të bëjë ndryshime.

Një prej tyre dhe Bekim Rexhepi. Portieri i afruar pas aventurës me Skënderbeun, nuk ishte aktivizuar në asnjë sfidë deri tani si titullar, madje është përfolur për një largim të tij, si huazim te Bylis. Duket se është trajneri i ri që ka njohur vlerat e Rexhepit dhe mund të bllokojë largimin, atëherë kur pritej më shumë. Kujtojmë se Rexhepi pësoi vetëm një gol nga goditja e dënimit, me autor Rubin Hebajn.





Lajmet e fundit nga