web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U prit si “hero” në Amerikë, sulmuesi i Shqipërisë nuk përfshihet në ekip

2022-08-14 11:50:11, Sport CNA

Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ekpserienca në Amerikë për sulmuesin kuqezi Giacomo Vrioni. I pritur si “hero” nga tifozeria vëndase, Vrioni jepte shumë shpresë për të ardhmen e ekipit. Pjesë e Juventus në të shkuarën dhe golashënuesi më i mirë në Austri në sezonin 2021-2022, në ndeshjen e sotme nuk ka qenë i përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen e kampionatit.

I afruar gjatë kësaj merkato vere tek ekipi Neë England Revolution, Giacomo Vrioni ka arritur të aktivizohet vetëm 60 minuta në 6 takime, që nga ardhja e tij në kampionatin Amerikan. Në 3 sfida nuk ka qenë i përfshirë në listën e ekipit. Arsye e mos aktivizimit të tij mund të jetë dhe kontigjenti i tij fizik, pasi Vrioni u bashkua ekipit në mesin e sezonit dhe kjo ka një ndikim të madh pasi ekipet në Europë nisin kampionatet shumë më vonë se ato në Amerikë.





Lajmet e fundit nga