web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrin fund minutat e “ferrit”, klubi i Strakoshës shkakton “tërmet” te United

2022-08-13 20:34:06, Sport CNA

Java e dytë e Premier League ka prodhuar një prej rezultateve më të papritura. Manchester United u mposht në transfertën e Brentford, me shifrat e thella 4 me 0.

Asgjë nuk ka shkuar si duhet për “djajtë e kuq”. Djemtë e drejtuar nga Erik ten Hag, e panë veten në disavantazhin e 4 golave, kur ishin luajtur 35 minuta lojë. Dhe pse patën kontrollin e topit, Ronaldo dhe shokët e tij nuk gjetën golin.

Kujtojmë se për Brentford luan dhe gardiani kuqezi Thomas Strakosha, për të cilin nuk pati minuta gjatë kësaj sfide. Situata nuk është aspak e qetë, pasi united nuk ka grumbull asnjë pikë pas 2 javëve kampionat. 

 





Lajmet e fundit nga