web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lojtarët e kombëtares së Italisë, shkëlqejnë në kampionatin amerikan

2022-08-14 12:33:07, Sport CNA

Të larguar gjatë kësaj merkato nga Serie A, Lorenzo Insigne dhe Federico Bernardeschi po shkëlqejnë në kampionatin MLS në Amerikë. Të dy lojtarët i janë bashkuar ekipi të Toronto. Në ndeshjen e zhvilluar sot Toronto arriti të fitojë me shifrat 3-1 kundër Portland.

Dy nga golat e kësaj sfide u zhvilluan nga ish lojtarët e Napoli dhe Juve. Insigne realizoj golin e dytë për Toronton në minutën e 79. Vetëm 6 minuta më pas do vinte rradha e Bernardeschi duke shënuar golin e tretë që vulosi dhe shifrat përfundimtare të takimit.





Lajmet e fundit nga