web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditen pozitat e Allegri, trajneri takim me drejtuesit pas humbjes me Atletico

2022-08-08 15:41:00, Sport CNA
Tronditen pozitat e Allegri, trajneri takim me drejtuesit pas humbjes me
Massimiliano Allegri dhe presidenti Agneli

Humbja e turpshme që Juventusi pësoi ndaj Atletico Madrid në Torino ka dhënë alarmin e gjërat te bardhezinjtë nuk janë aspak mirë. Sipas “Sky Sport”, pas ndeshjes është zhvilluar një mbledhje urgjente mes drejtuesve të klubit bardhezi e trajnerit Massimiliano Allegri.

Takimi ka qenë me tone të ulta, por palët kanë diskutuar për ccështje të ndryshme dhe përse ky ekip ende nuk po bind, pavarësisht ndërhyrjeve në merkato. Klubi ka kërkuar llogari nga trajneri, por që për momentin nuk rrezikon vendin e tij edhe pse pozitat e tij nisin të lëkunden disi.

Këtë javë nis kampionati dhe duket se skuadra nuk është ende gati, pasi klubit nuk i ka pëlqyer loja dhe ky rezultat turpërues. Pritet ë këto ditë të mbetura deri në debutimin në kampionat ndaj Sassuolo situata të ndryshojë, për të mos zhvilluar një tjetër sezon pa trofe.





11:29 Sport

Tjetër

Portieri Visar Bekaj mund të quhet i larguari i radhës nga T...

Lajmet e fundit nga