web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënoi 8 gola në sezonin e fundit, Erzeni firmos me mesfushorin

2022-08-08 11:31:00, Sport CNA

Erzeni vijon punën për përforcimin e skuadrës, ndërsa na ndajnë edhe dy javë nga fillimi i Superiores, ku skuadra shijakase do të debutojë pas një mungese prej 19 vitesh. Së fundmi Erzeni ka afruar në skuadër mesfushorin Adnard Mehmetin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Vushtrrisë në kampionatin kosovar. Në 20-të ndeshje të luajtura me Vushtrrinë sezonin e kaluar 21-vjeçari shënoi 8 gola. Mesfushori do të jetë një përforcim i vlefshëm për shijakasit për edicionin e ri 2022 – 2023, ndërsa kjo pritet të jetë eksperienca e parë në Shqipëri për Mehmetin.




11:29 Sport

Tjetër

Portieri Visar Bekaj mund të quhet i larguari i radhës nga T...

Lajmet e fundit nga