web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet gjendja e Brozoviç pas dëmtimit, ja ka kush pritet ta startojë nga minuta e parë ndeshjen ndaj Leçes mes kroatit dhe Asllanit

2022-08-07 12:33:07, Sport CNA

Mesfushori i Interit, Marselo Brozoviç mungoi në ndeshjen e fundit miqësore që zikaltërit zhvilluan ndaj Viçenzas për shkak të një dëmtimi i cili bëri që vendin e titullarit në mesfushën e zikaltërve ta merrte Kristjan Asllani. Por duket se dëmtimi I kroatit nuk duket të jetë shqetësues dhe pritet që ai të rikthehet në formacion javën e ardhshme ndaj Leçes në kampionat.

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, stafi mjekësor i Interi e ka vlerësuar gjendjen fizike të kroatit dhe ka vendosur se dëmtimi i pësuar nga ana e tij është shkaktuar thjesht nga një lodhje fizike.

Në këto kushte me Brozoviç titullar pritet që mesfushori i Kombëtares të ketë minuta në pjesën e dytë të sfidës për të bërë debutimin e tij me fanellën e Interit në Serinë A.





Lajmet e fundit nga