web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Shaqiri dhuron spektakël, protagonist me dopietë në MLS

2022-08-08 15:21:53, Sport CNA

Xherdan Shaqiri vazhdon të tregojë formë të mirë në MLS, aty ku aktivizohet me skuadrën e Chicago Fire. 30-vjeçari ishte protagonist me asist në dy gola për skuadrën e tij, në ndeshjen e fituar 2-3 ndaj Charolette.

Shaqiri asistoi fillimisht në golin e 1-2 për skuadrën e tij, të shënuar nga Navarro dhe më pas pasimin e fundit në golin e tretë, atë të fitores të shënuar nga Przybylko në minutën e 52-të.

Mesfushori ka shkuar në kuotën e 3 asisteve në total në MLS, teksa ka shënuar edhe një gol, në 8 ndeshje të luajtura deri tani.

 





11:29 Sport

Tjetër

Portieri Visar Bekaj mund të quhet i larguari i radhës nga T...

Lajmet e fundit nga