web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sylvinho merr lajmin e mirë për ndeshjet e marsit, rikthehet “bisha

2023-02-13 20:58:44, Sport CNA

Sylvinho ka ardhur si trajneri i ri i Shqipërisë dhe një prej ndryshimeve të tij kryesore te Kombëtarja do të jetë skema.

Pas 3-5-2 të Rejës, kuqezinjtë pritet të kthehen sërish me 4 në mbrojtje pasi skema e preferuar e brazilian është 4-2-3-1.

Me ndeshjen kundër Polonisë që afron gjithmonë e më tepër tifozët e Kombëtares mund të gjejnë pak qetësi. Kjo pasi Berat Gjimshiti

është kthyer të luajë sërish në nivelin e lartë me Atalantën pasi u la në stol për ndeshje me radhë nga trajneri Gasperini.

Gjimshitit pritet t?i bashkohet edhe Ardian Ismajli. Ky i fundit ka kaluar një dëmtim, por ka zhvilluar sezonin më të mirë në Serinë A me Empolin.

E parë në këto kushte ulja e Marash Kumbullës në stol nisur nga performancat e tij në klub duket e pashmangshme.





15:03 Sport

Nuk ka fitues në

U mbyll në barazim 1-1, supersfida e Kategorisë së Parë, mes...

Lajmet e fundit nga