web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LIVE DINAMO-SKËNDERBEU/ Zhbllokohet sfida, korçarët në avantazh (VIDEO)

2023-02-13 13:09:00, Sport CNA

Dinamo-Skënderbeu është kryendeshja që mbyll javën e 15-të të Kategorisë së Parë.

Kryeqytetasit kërkojnë shkëputjen në +7 nga kreu, pas “asistit” që kanë marrë nga barazimi mes Flamurtarit dhe Korabit. Ndërsa korçarët do të luajnë për maksimumin pasi kjo përballje mund të rihapë sezonin dhe garën për vendin e parë.

Trajnerët Dede dhe Gvozdenoviç kanë hedhur në fushë më të mirë për të marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në këtë fazë të kampionatit.

LIVE DINAMO 0-1 SKËNDERBEU

7′ Temitope

NGJARJET KRYESORE

7’ GOOOL SKËNDERBEU 0-1! Temitope shkund rrjetën e Krostës me një goditje me kokë.

2’ Allmuça provon me një goditje nga distanca, por topi “fluturon” mbi traversë.


1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO; Krosta, Vokrri, Imami, Dikson, Prodani, Daja, Smaçi, Allmuça, Preloshi, Denison, Bardhi;

Trajner: Nevil Dede;

SKËNDERBEU; Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, H. Idrizaj, Pecani, Moraesh, Liço, Lika, Temitope, Abukabari;

Trajner: Ivan Gvozdenoviç;





Lajmet e fundit nga