web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erzeni shton alternativat në sulm, zyrtarizon firmën me futbollistin 20-vjeçar

2023-02-13 16:03:43, Sport CNA

Erzeni ka mbyllur merkaton duke afruar një tjetër lojtar në repartin e avancuar. Shijakasit kanë nënshkruar me një sulmues të ri të perspektivës, i cili pritet të jetë një forcë më shumë në dispozicion të trajnerit Xhevahir Kapllani.

Lojtari 20-vjeçar Sokol Kiqina, u bashkohet shijakasve nga futbolli kosovar, duke plotësuar repartin e avancuar i cili deri tani ka qenë thuajse gjithmonë në varësi të formës së shfaqur nga Nonato dhe Ademi.

Klubi i Futbollit Erzeni ka arritur të nënshkruajë me sulmuesin Sokol Kiqina, i cili pritet të jetë një vlerë e shtuar në repartin ofensiv.

I lindur në Drenas të Kosovës, Kiqina do të luajë për herë të parë në "Abissnet Superiore" pas dy eksperiencash në Kosovë. Sulmuesi 20-vjeçar ka luajtur për këto ekipe: Feronikeli, Llapi.





15:03 Sport

Nuk ka fitues në

U mbyll në barazim 1-1, supersfida e Kategorisë së Parë, mes...

Lajmet e fundit nga