web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skerdi Bejzade rikthehet në Shqipëri, merr drejtimin e skuadrës në Superiore

2023-08-29 17:11:19, Sport CNA

Laçi ka gjetur pasuesin e Stavri Nicës në stolin kurbinas.

Burime për "Panorama Sport" bëjnë me dije se trajneri i ri i kurbinasve do të jetë Skerdi Bejzade.

Ai është parë në tribunë në stërvitjen e skuadrës në Pezë-Helmas ditën e sotme dhe kështu do të marrë drejtimin e skuadrës, teksa do të jetë në stol për sfidën e radhës në kampionat kundër Partizanit.

Debutimi i tij vjen pikërisht kundër skuadrës ku më parë ka luajtur dhe ka qenë kapiten.

Bejzade vitet e fundit ka punuar në Gjermani në kategoritë e ulëta dhe mësohet se është kthyer në Shqipëri për të nisur një aventurë të re si trajner me skuadrën e Laçit.





11:52 Sport

Ballkani bëhet

Kampionët e Kosovës, Ballkani, ka prezantuar një afrim të rë...

Lajmet e fundit nga