web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta, Madridi mbush sheshet kundër Rubialesit

2023-08-29 13:15:00, Sport CNA

Çështja “Rubiales” ka marrë përmasa të konsiderueshme që prej momentit kur vetë protagonisti refuzoi që të jepte dorëheqjen pas gjestit skandaloz.

Numri një i Federatës Spanjolle të Futbollit puthi në buzë njërën prej lojtareve të Spanjës duke provokuar kështu zemërimin e një pjese të mirë të protagonisteve të botës të futbollit dhe jo vetëm.

Ditën e sotme në “Plaza Callao” të Madridit u organizua një prostestë në mbështetje të Jenni Hermoso-s. Disa organizata, të cilat mbrojnë të drejtat e grave, kanë organizuar disa protesta dhe në ditët në vazhdim kanë paralajmëruar të tjera deri në momentin që Rubiales do të tërhiqet nga pozicioni i tij. 





11:52 Sport

Ballkani bëhet

Kampionët e Kosovës, Ballkani, ka prezantuar një afrim të rë...

Lajmet e fundit nga