web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Java e dytë e Superiores luhet në tre ditë, zbulohen datat dhe oraret

2023-08-28 15:37:27, Sport CNA

Pas ndeshjeve të javës së parë në Superiore, ku nuk munguan rezultatet surprizë, është zbuluar edhe axhenda për javën e dytë. Pesë ndeshjet e javës së dytë, do të luhen në tre ditë.

Të premten e 1 shtatorit, do të zhvillohen dy ndeshje, në orën 16:00 Erzeni-Vllaznia dhe në orën 19:00, do të luhet Skënderbeu-Dinamo City.

E shtuna rezervon një përballje interesante siç është ajo mes Teutës dhe Tiranës, e cila do të luhet në orën 19:00.

Dy ndeshjet e radhës, do të luhen ditën e diel, me Kukësi-Egnatia që zhvillohet në orën 16:00 dhe mbyllet java me Partizani-Laçi në orën 19:00.  





19:04 Sport

Fund i

U mbyll me një barazim spektakolar 3-3, sfida mes Laçit dhe ...

Lajmet e fundit nga