web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nevil Dede: Fanella e Skënderbeut mposhti Egnatian

2023-08-27 16:19:00, Sport CNA

Nevil Dede: Fanella e Skënderbeut mposhti Egnatian

Trajneri Nevil Dede, u shpreh se ndikoi fanella e Skënderbeut, në fitoren minimale të korçarëve ndaj Egnatias.

Dede deklaroi në emisionin “Skaner Superiore”, se kjo fitore i ndihmon shumë korçarët, për tu rritur, pasi kanë një ekip me lojtarë të rinj.

"Lajm i mirë që Skënderbeu është rikthyer. Në fitore, ndikoi fanella e Skënderbeut dhe miqësorja e Egnatias me Interin. Me fitoren që mori Skënderbeu, rritet si ekip, sepse di që kanë një skuadër në moshë të re.", tha Dede. 


Në dy ndeshjet e para të kampionatit, Skënderbeut mposhti minimalisht Egnatian, ndërsa Vllaznia triumfoi 3-1 ndaj Kukësit.





Lajmet e fundit nga