web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu fiton ndeshjen hapëse, korçarët mposhtin Egnatian

2023-08-26 19:02:00, Sport CNA

Skënderbeu ka fituar ndeshjen hapëse në Superiore, teksa mposhti minimalisht Egnatian në Rrogozhinë.

Një gol i shënuar nga braziliani Yuri Merlim, i dha fitoren korçarëve në rikthimin e tyre në Superiore.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën Egnatia u shfaq më kërkuese, ndërsa që në start, Fernando u ndal nga shtylla.

Rrogozhinasit ishin të pafat edhe në fund të ndeshjes, teksa përsëri panë që shtylla tu mohonte golin e barazimit.

Skënderbeu merr kështu 3 pikët e para në kampionat, ndërsa Egnatia tregon se e pret një kampionat i vështirë përpara.





Lajmet e fundit nga