web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bënë yll të pornos, zv.trajneri i Shqipërisë sërish në “telashe”. E ngatërrojnë me Rubiales (VIDEO)

2023-08-29 12:03:20, Sport CNA

Pablo Zabaleta është bërë edhe një herë tjetër viral në rrjetet sociale, pa bërë asgjë të keqe. Ka mjaftuar një ngatërrim nga BBC, që Zabaleta të kthehet shumë shpejt në personazhin e ditës.

Në një kronikë që prestigjiozja i ka kushtuar Luis Rubialesit në lidhje me puthjen që ai i dha futbollistes, Xheni Hermozo, gjithçka dukej në rregull me përjashtim të videos. BBC ka përdorur një video të ish-futbollistit të Mançester Sitit, teksa ky gabim është bërë menjëherë viral në rrjet, ku nuk kanë munguar as memet e shumta.

Vetë “BBC” e ka kuptuar më pas këtë gabim dhe ka qenë vetë zëdhënësi i BBC që shprehet se ishte vetëm një gabim dhe që është rregulluar. 

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Zabaleta bëhet viral duke qenë se pak kohë më parë, në “wikipedia” ai prezantohej si një yll i futbollit e gjithashtu i pornografisë.





11:52 Sport

Ballkani bëhet

Kampionët e Kosovës, Ballkani, ka prezantuar një afrim të rë...

Lajmet e fundit nga