Euro 2024: Five questions, five answers
Germany will be the host country of the European Football ...

Zlatan Ibrahimovic ka treguar një rrëfim më shumë se drithërues. Vetë jeta, e përshkruar në librin e ish-sulmuesit të Milanit, që tregon gjithçka. Pavarësisht parave dhe njohjeve të mëdha që kishte Ibrahimovic, nuk bëri dot asgjë për vëllain e tij, Sapkon, që ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare nga leucemia.
“Kur e pyeta Sapkon sesi e kuptoi që ishte i sëmurë, më tha se po ecte në rrugë dhe papritur u ndie çuditshëm, sikur po zhytej në trotuar. U ndie sikur ishte nën ujë dhe nuk mund të merrte dot frymë. U nis menjëherë në spital dhe bërë një sërë analizash. Nuk i thanë asgjë, të nesërmen e thirri babai im dhe çdo gjë u kuptua. Leucemi, agresive. Gjendja filloi të përkeqësohej. Sapko filloi terapinë, por kishte vetëm përkeqësimë. U ktheva nga Parisi ku luaja dhe e gjeta të fryrë, pa flokë dhe nuk lëvizte dot. Ishte e vështirë për mua që ta shihja në atë gjendje. Duhej të merrte një tufë medikamentesh, por vetëm për një kohë të shkurtër. Një ditë babai e çoi në tualet, u kthye nga mua dhe e pranoi për herë të parë: “Nuk ka asnjë shpresë”. E shikova në sy dhe pashë seriozitetin e shikimit të babait tim. Nuk mund të merrja dot frymë, as të përtypesha. Me gjithë forcën fizike që kisha, me të gjitha paratë që kisha, me të gjithë njerëzit që unë njihja kudo në botë, nuk mund të bëja dot asgjë për të ndihmuar vëllain tim. U ndieva komplet i pafuqishëm, zero.
U shkatërrova. Gjendja e Sapkos filloi të përkeqësohej më shumë, e dërguam në institucion, qëndroi atje për vetëm shtatë ditë. Nuk i pëlqeu dhe babai e ktheu në shtëpi. Ndihej i rraskapitur nga dhimbja dhe përpjekjet për t’u kujdesur për djalin, 24 orë në ditë për rreth një vit, nuk iu nda për asnjë minutë. Babai u dobësua shumë, nuk mundi ta grinte dot më edhe pse Sapko ishte një peshë e lehtë, si pendë. U detyrua ta kthente në klinikë. Në klinikë Sapko shkoi në koma, merrte frymë në formë të parregullt. Isha i ulur në këmbët e krevatit, por nuk mundesha dot që ta shikoja vëllain tim, vetëm dëgjoja frymëmarrjen që zgjatet. Pas 15 minutash babai më thotë: “Mbaroi, nuk merr më frymë”. Sapko më priti mua që të vija në klinikë dhe pastaj vdiq, donte që unë të isha aty, pranë tij. Kam fjetur vonë, kam ngrënë mëngjes pa nxitim, kam bërë gjithçka sipas planeve të mia dhe Sapko më priti, derisa unë të vija. Vetëm kur mbërrita, vetëm pas dhjetë minutash, ndërroi jetë. Kjo është jeta, prandaj përpiqem të mos humbas asnjë sekondë dhe përpiqem të jem sa më afër djemve të mi dhe të kaloj kohë me ta dhe me njerëzit që dua sepse e di që jeta fluturon dhe se një ekzaminim mjekësor mjafton për të ndryshuar gjithçka përgjithmonë”, ka shkruar Ibrahimovic.
Germany will be the host country of the European Football ...
UEFA has revealed the results of the fans' votes for the m...
Yesterday afternoon, Partizan held its next training sessi...
On Saturday, December 2, the draw will be made for the Eur...
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për mediat,...
The highest football institution in Europe, UEFA, has upda...
Këshilli Bashkiak ka miratuar shitjen e klubit të futbolli...
Ikona e Milanit, Paolo Maldini, foli për herë të parë pas sh...
Tirana do të përballet me Partizanin të dielën në orën 19:00...
Balkan plays in "Air Albania", a very important match, lik...
Ballkani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, siç...
The president of the AFL, Armand Duka, has shown the negot...
Jasir Asani ishte një nga lojtarët më të spikatur te Kombë...
Futbollisti shqiptar, Mergim Vojvoda, u përfshi në një aks...
Kukësi showed character against Skënderbeu, as after the d...
Te klubi i Laçit kanë pretendime të mëdha për gjykimin, në...
Humbja e fundit me Borussia Dortmund, e ka nxjerrë Milanin m...
Zekirija Ramadani është trajneri i ri i Dritës. Përmes një n...
Pas ndeshjeve të nëntorit, FIFA ka përditësuar renditjen e e...
Despite the European qualification, the two draws in the las...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...