web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klubi shqiptar me pronarë të rinj, miratohet shitja

2023-12-01 12:36:12, Sport CNA

Klubi shqiptar me pronarë të rinj, miratohet shitja

Këshilli Bashkiak ka miratuar shitjen e klubit të futbollit ‘AF Elbasani’. Nisja e procedurave të shitjes ka marrë dritën jeshile dhe në treg do të dalin 70% të aksioneve, ndërsa 30% do të vijojë t’i mbajë Bashkia Elbasan e cila e krijoi dhe e financoi e vetme prej 2 sezonesh.

Ky projektvendim u miratua në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e këshillit duke mos patur asnjë votë kundër. Aksionet në shitje aktualisht vlerësohen rreth 138 milionë lekë të vjetër pa përfshirë asetet të cilat i mbeten institucionit vendor.  Në shitje janë emri, logo e klubit dhe disa asete të tjera të vogla, ndërsa terrenet sportive do të mbeten pronë e bashkisë.

Ky vendim do të hyjë në fuqi 10 ditë pas shpalljes dhe bashkia pret ofertat ku asnjë palë nuk është e përjashtuar nga blerja e aksioneve nëse mbush kriteret e vendosura. Publikisht, interes ka shpallur biznesmeni Kujtim Llupa i cili ka qenë pranë skuadrës gjatë kësaj periudhe duke dhënë suportin e tij në forma të ndryshme.





16:13 Sport

Shifra të

"Euro 2024" është planifikuar të zhvillohet nga 14 qer...

Lajmet e fundit nga