Zvezda residents protest over water shortage: Millions were invested, but the taps are empty
Residents of the village of Zvezda, in the Maliq Municipal...
Residents of the village of Zvezda, in the Maliq Municipal...
Suksesi i Kombëtares shqiptare, që u kualifikua në Europian, ka bërë jehonë edhe në mediat e tjera të huaja.
Media italiane ‘Sport Italia’ shkruan për këtë sukses të Shqipërisë, ndërsa ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Ky i fundit ka folur për gjithçka, nga kualifikimi, te objektivat për skuadrën kuqezi në Eruopianin e Gjermanisë.
Duka u ndal edhe te futbollistët, që luajnë në Serie A, si Asllani, apo Ramadani, ndërsa nuk ka la pa përmendur Kumbullën dhe Marvin Çunin.
– Rrugëtimi i Shqipërisë në këto kualifikuese ka qenë shumë emocionues. Sa i kënaqur jeni?
Jam shumë i lumtur që ia dolëm të siguronim vendin e parë në grup dhe të pozicionohemi në vazon e dytë. Por jo vetëm për atë që kemi bërë vitet e fundit. Kombëtarja shqiptare ka thyer të gjitha rekordet në këtë fushatë kualifikuesesh për Kampionatin Evropian. Në një grup me 5 skuadra, ne renditemi të parët me 15 pikë. Duke lënë pas Çekinë.
Ndërsa Polonia që ishte gjithashtu një pretendente shumë e fortë mbeti jashtë finaleve të Europianit (është në play-off). Ashtu sikurse edhe Moldavia që luftoi shumë fort deri në momentin e fundit. Kjo ishte, le të themi etapa e parë e punës sonë. Tashmë vazhdon një tjetër etapë, edhe më e rëndësishme sesa e para.
– Cilat janë objektivat e ardhshëm?
Nëse në 2016, kur Shqipëria u kualifikua për herë të parë, nuk shkuam shumë larg. Duke u eliminuar që në fazën e grupeve. Tashmë i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë edhe më mirë se herën e parë. Kemi mësuar disa gjëra dhe do të bëjmë disa gjëra më mirë në këtë eksperiencë të dytë.
– Sa larg mund të shkojë Shqipëria në Europian?
Është e vështirë që të mendosh se sa larg mund të shkojmë. Gjithçka varet edhe nga shorti i 2 dhjetorit, se cilat skuadra do të kemi në grup. Sigurisht që ne do të luftojmë kundër çdo rivali që do të na ofrojë ky short. Objektivi ynë është që të qëndrojmë sa më gjatë të jetë e mundur në Gjermani.
– Ka shumë shqiptarë në Itali: sa është rritur Kombëtarja shqiptare falë kësaj gjëje?
Po, është e vërtetë në fakt që shumë lojtarë shqiptarë luajnë në Itali. Mbi 10 mijë futbollistë shqiptarë luajnë në të gjitha nivelet e kampionatit italian, nga mosha U7 e deri te Seria A. Është fryt i një pune të mrekullueshme të bërë nga Departamenti ynë i Skautizmit.
Duke gjetur këta elementë jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. Vetëm në ekipin kombëtar A, gjatë kësaj fushate janë thirrur 11 futbollistë. Dhe në pjesën më të madhe të ndeshjeve, 6-7 prej tyre kanë qenë në formacionin titullar.
Sigurisht, janë lojtarë kyç të ekipit. E kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë skuadrën që të ecë përpara dhe të marrim këto rezultate. Janë lojtarë cilësorë, do t’i konsideroja pa më të voglin dyshim ‘yje’. Të cilët luajnë në skuadra të mëdha. Si Asllani tek Interi, Gjimshiti tek Atalanta, Hysaj te Lazio, Bajrami te Sassuolo, Ramadani te Lecce, Berisha e Ismajli tek Empoli.
Jemi me fat që i kemi pjesë të skuadrës sonë, po ashtu sikurse edhe futbollistët e tjerë që luajnë te kampionatet e tjera. Sepse forca jonë është grupi në fakt, dhe jo individi. Por, nuk do të doja të ndalesha vetëm tek ekipi A. Sepse ne kemi shumë lojtarë shqiptarë të tjerë që për momentin luajnë me ekipin kombëtar U21 dhe ekipet e moshave. Të cilët sigurisht presin që një ditë të luajnë me ekipin A.
Dhe përmend këtu Medon Berishën, i cili luan me Ramadanin te Lecce. I cili lë përshtypje pozitive sa herë luan me ekipin. Por edhe vëllezërit Shpendi: njëri tek Empoli me Ismajlin e Berishën, e tjetri te Cesena. Kampionati juaj në fakt është i mbushur me yje shqiptarë. (qesh)
– Ke folur me Kumbullën gjatë kësaj kohe që ai po rikuperohet?
Marashi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit tonë. Një lojtar i veçantë, me cilësi të jashtëzakonshme, jo më kot është edhe pjesë e Romës. Mbi të gjitha është një djalosh i jashtëzakonshëm, i sjellshëm dhe i disiplinuar. Për fat të keq, për shkak të një dëmtimi ai është detyruar të qëndrojë jashtë fushave të lojës.
Tani është në fazën e rikuperimit dhe uroj që ta shohim sa më shpejt në fushë. Me Romën dhe me Kombëtaren. Sigurisht që ne e mirëpresim, jo vetëm Kumbullën, por çdo lojtar që është pjesë e kombëtares shqiptare. Kombëtarja është e hapur për këdo. Trajneri Sylvinho dhe stafi, janë në komunikim të vazhdueshëm me çdo futbollist që është pjesë e Kombëtares.
– I ke thënë që po e prisni në Kombëtare?
Sigurisht që ne e mirëpresim, jo vetëm Kumbullën, por çdo lojtar që është pjesë e Kombëtares shqiptare. Personalisht, jam në komunikim të vazhdueshëm me të për të inkurajuar rikthimin e tij në fushë.
– Asllani luan shumë mirë në Kombëtare si titullar.
Kristjani është xhevahiri ynë, jemi me fat që e kemi. Është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Nuk jam habitur aspak nga mënyra se si është prezantuar me Kombëtaren, ka cilësi të mëdha si lojtar për të arritur majat. Është një lojtar me aftësi të larta teknike, ka karakter të fortë dhe vendosmërinë e duhur. Sidomos këtë sezon është përmirësuar shumë.
Është realisht talent, Interi është me fat që e ka pjesë të skuadrës. Sigurisht që do të dëshiroja që Kristjani të luante më shumë minuta me Interin. Dhe mendoj që tashmë është koha e tij tek Interi. Meriton të ketë më shumë minuta nën këmbë, me karakteristikat që ka si lojtar. Nëse duhet të largohet ose jo nga Interi, këtë e vendos ai.
– A do ta këshillonit që të huazohej në një skuadër tjetër, apo mendoni se po rritet ende tek Interi?
Sigurisht që do të dëshiroja që Kristjani të luante më shumë minuta me Interin dhe mendoj që tashmë është koha e tij tek Interi. Meriton të ketë më shumë minuta nën këmbë, me karakteristikat që ka si lojtar. Deri para disa muajsh mendoja se ishte më mirë që ai të largohej nga Interi për të pasur më shumë hapësirë.
Por tani, duke parë rritjen e tij, mendoj se ai duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet atje. Dhe shumë shpejt ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Interin ashtu siç është për ekipin kombëtar”.
– Ramadani është një tjetër talent që po shpërthen…
Ramadani na ka habitur të gjithëve në këtë fillim sezoni. Por jo mua, që i dija shumë mirë cilësitë e tija si lojtar. Vlerat e tij janë të padiskutueshme dhe këtë po e tregon jo vetëm me Leccen, por edhe në kombëtaren shqiptare. Është një futbollist që punon shumë fort dhe jep gjithmonë më të mirën e tij në fushë.
– Ka thënë se dëshiron të shkojë tek Interi. Çfarë mendoni?
Personalisht, duke ia njohur cilësitë dhe ambiciet që ka si lojtar, mendoj se është gati për çdo klub në botë. Edhe për ne do të ishte krenari e madhe të shihnim dy shqiptarë duke luajtur në radhët e një klubi të madh dhe historik si Interi.
– Marvin Cuni u shfaq menjëherë te Frosinone me një gol me takë. A mendoni se është i destinuar për një ekip të madh në të ardhmen, pasi është rritur te Bayern Munich?
Marvini është sulmuesi i së ardhmes, një futbollist që është rritur në një nga akademitë më të mira të futbollit në botë siç është Bayern Munich. Po merr minutat e tij te Frosinone dhe po bën mjaft mirë. Mendoj se për momentin duhet të fokusohet te skuadra aktuale e të rritet si lojtar. Jam i bindur që në një të ardhme do të shpërthejë.
Uroj që gjithçka t’i shkojë mbarë dhe t’i ngjitë shumë shpejt shkallët e karrierës. Silivinjo është ai që vendos kë të thërrasë në skuadër. Por, për mua Çuni është gati dhe mund ta ndihmojë shumë Kombëtaren në Euro 2024.
His team won by reversal, 3-2 against Kukës on Thursday even...
U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 13...
Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposht...
Dinamo City, u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposht...
Shqipëria bëri një arritje të madhe duke u kualifikuar në Eu...
Duke filluar nga ora 17:00, do të luhet sfida mes Dinamo Cit...
One of the most prominent footballers of the Albanian ...
Egnatia dhe Partizani u ndalën në barazim 1-1, rezultat që u...
U mbyll në barazim 1-1 sfida mes Egnatias dhe Partizanit e v...
Mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi, pësoi një dëmtim të rë...
Përfaqësuesja e Kosovës ka mbetur pa trajner pas përfundim...
Milan është në krizë rezultatesh, teksa nuk fiton prej 4 n...
Vazhdimi i ndeshjes Egnatia-Partizani shikohet edhe si një t...
The qualifiers for Euro 2024 have been closed, as the teams ...
Kosova është ende pa trajner pas shkarkimit të Primoz Gliha-...
Superior returns to play Week 13 games. Today, 6 teams will ...
Pas kualifikimit në Europian, tani Kombëtarja pret të mëso...
Ndonëse kombëtarja e tyre u kualifikua në Europian, përsër...
Trajneri Gianni De Biasi, u largua nga drejtimi i Azerbajx...
Numri një i stolit të Partizanit, Arbër Abilaliaj ka dhënë...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The police have provided details regarding the accident th...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Oil prices fell in early trading on Monday, falling furthe...
Although Albania does not have a developed industry on the...
North Korea is said to have achieved some impressive resul...
US Ambassador to the United Nations, Mike Waltz, said toda...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...