web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Homazhe për Duamenën, çfarë ndodhi para Egnatia-Partizani

2023-11-23 13:40:00, Sport CNA

Vazhdimi i ndeshjes Egnatia-Partizani shikohet edhe si një takim ceremonial përkujtimor për Rafael Duamena, i cili u nda nga jeta më 11 nëntor.

Sulmuesi ganez i Egnatias pësoi arrest kardiak në fushë në minutën e 24-t të ndeshjes, por nuk arriti të mbijetojë edhe pse ndihma mjekësore ishte e shpejtë.

Klubi rrogozhinas i kushtoi ceremoni homazhi ish-sulmuesit dhe kapiteni të tyre, ku janë bërë gati gjithçka, ku mes tyre është edhe kjo fotoja përkujtimore. Klubi i ka kushtuar edhe një këngë përkujtimore ish-kapitenit të ndjerë. Të dy ekipet hynë në fushë me fanellën ku është stampuar fotoja e Duamenës.

Të dy ekipet shkuan dhe vendosën lule te fotoja e ganezit dhe në fund përfaqësuesit bënë një foto në nderë të sulmuesit të ndjerë, ceremoni që u shoqërua me duartrokitjet e të pranishmëve. Para ndeshjes u mbajt edhe një minutë heshtje në nder të Duamenës.





18:01 Sport

Serbët

Ndonëse kombëtarja e tyre u kualifikua në Europian, përsër...

Lajmet e fundit nga