web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kategoria e Parë/ Mbyllen pjesët e para, mësoni rezultatet e katër ndeshjeve

2023-11-22 14:18:00, Sport CNA

Janë mbyllur pjesët e para, në katër ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 12-të.

Bylis kryeson 2-1 në transfertë ndaj Burrelit. Matjanët kaluan të parët në avantazh me Dedgjonajn në minutën e 4-t, por miqtë përmbysën me golat e Peralta në minutën e 13-të dhe Emini në minutën e 21.

Nuk ka prodhuar gola derbi mes Apolonisë dhe Lushnjës. Flamurtari kryeson minimalisht ndaj Luzit, ndërsa Korabi po fiton 2-0 ndaj Tomorit.





Lajmet e fundit nga