web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmtim i rëndë, lojtari i Partizanit shpërthen në lot

2023-11-23 14:56:00, Sport CNA

Mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Egnatias.

Futbollisti dëmtoi rëndë gjurin e majtë dhe nga reagimi dukej se kishte problem me ligamentet, por gjithçka do të qartësohet pas rezonancave.

Dhimbjet për Bytyçin ishin të mëdha, teksa e kishte të pamundur t’i mbante edhe lotët. Nga minuta e 82-të, Partizani do të luajë me 10 lojtarë, pasi zëvendësimet janë kryer të gjitha.





18:01 Sport

Serbët

Ndonëse kombëtarja e tyre u kualifikua në Europian, përsër...

Lajmet e fundit nga