web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani rikthen trajnerin Gega, detajet e kontratës: Deri në fund të sezonit...

2025-03-28 17:09:00, Sport CNA

Partizani rikthen trajnerin Gega, detajet e kontratës: Deri në fund

Skënder Gega është trajneri i ri i Partizanit. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi i kuq, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në njoftimin e Partizanit thuhet se Gega ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega.

Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm Olsi Rama dhe drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega.

Gega do të jetë pjesë e të kuqve për pjesën e mbetur të sezonit me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm.

Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 – 2019”, thuhet në njoftimin e klubit.





Lajmet e fundit nga