web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Paqe” në “Goodison Park”/ Evertoni dhe Liverpooli ndajnë pikët

2022-09-03 15:37:51, Sport CNA

Ka përfunduar në barazim pa gola derbi i Premier Ligës mes Evertonit dhe Liverpool.

Ndonëse pati shumë mundësi nga të dyja palët, rezultati nuk ndryshoi për 90 minuta.

Evertoni arriti të shënojë në pjesën e dytë, me anë të Coady, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në anën tjetër, Liverpooli pati mundësi që ta mbyllë dilemën e fituesit me anë të Salah që goditi shtyllën afër fundit të ndeshjes.

Si përfundim, të dyja skuadrat ndajnë pikët, për t’i kërkuar fitoret në xhirot e ardhshme. 





Lajmet e fundit nga