web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milan-Inter, një derbi që vlen shumë/ Pioli dhe Inzaghi tregojnë muskujt

2022-09-03 12:03:07, Sport CNA

Derbi i Milanos do të luhet në javën e pestë të një kampionati që do të jetë intensiv si kurrë më parë, me 17 ndeshje të përfshira në 80 ditë. Milan-Inter është sfida e lojtarëve të mëdhenj që mungojnë si Ibra dhe Lukaku, por edhe mbi të gjitha është përballja e Giroud dhe Lautaro-s, dy sulmuesit që mund të vendosin një derbi.  

Francezi dhe argjentinasi mbeten pika kryesore e referimit për dy filozofi që ndoshta nuk kanë qenë kurrë aq afër sa sot. Nëse sulmuesit janë vendimtarë, po aq thelbësorë do të jenë krahët e Milanit me Leaon dhe Theo dhe nga njëra anë  Dumfries dhe Barella nga ana tjetër. Mesfusha do të ketë ndryshime, nëse Inter do të qëndrojë me Brozovic, i cili është një njohës i vjetër i derbit, kuqezinjtë do të prezantohen me  De Ketelaere. Belgu, shumë pozitiv ndaj Bolonjës , do të ketë detyrën delikate të mbrojë Brozon në fazën e moszotërimit të topit dhe ta sulmojë.

Inzaghi duket se synon të mbështesë Dzekon me Lautaro, duke i garantuar vetes një peshë në topat e gjatë. Correa, megjithatë, në të kaluarën i ka vënë shpesh kuqezinjtë në vështirësi dhe, duke lëvizur mes linjave, mund të garantojë një paparashikueshmëri më të madhe në lojën e Interit. Kush fiton, kalon një natë në krye të renditjes, por mbi të gjitha i jep kampionatit tronditjen e parë, reale. Sepse kërkimi i titullit kampion sapo ka filluar.





Lajmet e fundit nga