web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Befason Marcelo, braziliani firmos në Greqi

2022-09-03 09:38:10, Sport CNA

 Në moshën 34-vjeçare, braziliani Marcelo do të vazhdojë karrierën e tij në Evropë. Gjatë lamtumirës së tij me Real Madridin në mesin e qershorit, krahu i majtë me 545 ndeshje me ‘los blancos’ kishte bërë të ditur se nuk kishte ndërmend të kthehej në Brazil.

Mbrëmjen e kësaj të premteje, Olympiakos, tre herë kampion i Greqisë në fuqi, ka njoftuar ardhjen e pesë herë fituesit të Champions League. “Është kënaqësi të njoftoj ardhjen e një legjende të vërtetë si Marcelo” ,- është shprehur skuadra greke në rrjetet e tyre sociale, duke i uruar mirëseardhjen futbollistit 34-vjeçar brazilian. 

Thuhet se Marcelo ka nënshkruar për një sezon, deri më 30 qershor 2023, plus një opsional. Me klubin e Pireut, që do të ndeshet me FC Nantes në të njëjtin grup të Europa League, ai do të jetë në stadiumin ‘Beaujoire’ javën e ardhshme.





Lajmet e fundit nga