web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk ka qetësi te Vllaznia, një tjetër lojtar mbyll sezonin

2026-04-21 16:09:00, Sport CNA

Nuk ka qetësi te Vllaznia, një tjetër lojtar mbyll sezonin

Vllaznia ka marrë një goditje të rëndë në fazën më vendimtare të sezonit, pasi dy sulmuesit Lirim Kastrati dhe Çarls Bismark kanë mbyllur para kohe edicionin 2025-26.

Dëmtimet e tyre e lënë trajnerin me opsione të kufizuara në repartin ofensiv, pikërisht kur skuadra kuqeblu po lufton në dy fronte, për titullin kampion në Superiore dhe për trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Me daljen nga skena të Kastratit dhe Bismark, e gjithë pesha e sulmit shkodran tashmë bie mbi shpatullat e veteranit Bekim Balaj dhe të riut Kevin Dodaj.

Kjo emergjencë në vijën e parë detyron stafin teknik të kërkojë zgjidhje të shpejta taktike për të mos kompromentuar rrugëtimin e shkëlqyer të deritanishëm.

Kur çdo pikë peshon sa titulli, menaxhimi i këtij boshllëku do të jetë prova e zjarrit për Vllazninë kryesuese.





Lajmet e fundit nga