web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një ujkonjë si unë nuk është për djem si ju”, Shakira godet sërish Piquenë

2023-01-10 11:21:06, Sport CNA

Shakira Mebarak nuk harron lehtë tradhtinë e ish-futbollistit të Barcelonës dhe sa herë që mundet e sulmon, në dukje në mënyrë të kamufluar, në rrjetet sociale. Dhe përsëri e bën nëpërmjet një këngë të saj.

Këngëtarja kolumbiane ka paralajmëruar publikimin e një këngë të re, e cila nxit aludimet se është krijuar për të goditur pikërisht ish-partnerin e saj, me të cilin ka dy djem, Milanin dhe Sashën.

Epo, “bumi” i ri i Shakirës në një pjesë të tekstit thotë: “Një ujkonjë si unë nuk është për djem si ju”. Pikërisht këtë pjesë këngëtarja nga Barranquilla (Kolumbi) e ka postuar në Twitter, një aludim i qartë për Gerard Piqué. Një situatë që fillon të përsëritet që kur publikoi “Të përgëzoj” disa muaj më parë.

E vërteta është se artistja po lë mesazhe pothuajse në të gjitha krijimet e saj, mesazhe që duket të jenë direkt për Piquénë.





Lajmet e fundit nga