web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në Korçë dhe Dibër, Kukësi ka 2 objektiva në merkato

2022-07-19 11:58:32, Sport CNA

Kukësi me trajnerin Skënder Gega vijon nga puna për sezonin e ri në Superligë. Verilindorët kanë pësuar shumë ndryshime këtë merkato, nisur nga trajneri dhe lojtarët.

Mospjesëmarrja në Europë është një minus për klubin e presidentit Gjici, që është mangut në të ardhura nga mos realizimi i objektivit. Tanimë kuksianët janë duke menduar edhe për afrime të reja, veç prezantimeve që janë bërë zyrtare.

Trajneri Gega ka pikasur Jan Victor, mesfushorin që trajneri e kishte nën urdhëra sezonin që shkoi te Skënderbeu. Tjetër emër i bashkuar me ekipin në stërvitje është edhe Laurenc Xheka, fantazisti që e mbylli me Korabin. Ai pritet të jetë pjesë e fazës përgatitore në Turqi, duke dashur të bindë stafin teknik.





Lajmet e fundit nga