web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

3 javë më parë firmosi në Australi, Skënderbeu akord me ish-sulmuesin e Superligës

2022-07-19 11:18:26, Sport CNA

Xhoi Carkanji ka gjetur akordin dhe është gati për një rikthim në Shqipëri, këtë herë te Skënderbeu. Sulmuesi 27 vjeçar 3 javë më parë u prezantua te Adelajde Olympic në Australi, duke lënë Bylisin pas dy sezonesh.

Shtatëlarti është njohje e vjetër në Superligë, me presidentin Takaj që ka bindur sulmuesin për një rikthim në Shqipëri. Edhe pse në Kategorinë e Parë, korçarët janë duke bërë afrime me peshë, duke gjetur akordin edhe me Zguron.

Me kampionatin australian që ëhstë në fund, Carkanji pritet të prezantohet në Korçë për sulmin. Kujtojmë se sulmuesi ishte pjesë e Bylis edhe në Superligë.





Lajmet e fundit nga