web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Magjiku” Edon Zhegrova, zgjidhet më i miri ndaj Juventusit

2024-11-05 23:48:00, Sport CNA

“Magjiku” Edon Zhegrova, zgjidhet më i miri ndaj Juventusit


Edon Zhegrova vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij në Ligën e Kampioneve. 

Pasi shkëlqeu ndaj Real Madrid e Atletico Madrid, sulmuesi shqiptar i Kosovës, spikati edhe ndaj Juventusit.

Zhegrova ishte lojtari që asistoi te golin e skuadrës së tij në barazimin 1-1 ndaj italianëve. 

Për paraqitjen e tij, ai u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë (7.8), duke u zgjedhur si më i miri i ndeshjes, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.  Anësori kishte 51 prekje të topit, 3 kalime dhe fitoi 10 duele. 





Lajmet e fundit nga