web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kupa e Shqipërisë/ Zbulohen oraret dhe stadiumet e dy ndeshjeve gjysmëfinale

2024-04-22 15:31:00, Sport CNA

Këtë të mërkurë, do të luhen dy ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Tirana pret në stadiumin “Air Albania” Kukësin. Sfida e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të verilindorëve dhe pritet të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet.

Ndeshja tjetër që do të luhet paralelisht, do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias, në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Përballja e parë u fitua minimalisht nga rrogozhinasit dhe gjithçka ka mbetur e hapur sa i përket kualifikimit në finale.

Te dy këto takime, do të luhen në orën 18:00 të mërkurën, më 24 prill.





Lajmet e fundit nga