web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshjet e dëborës në Shqipëri/ Shtyhet ndeshja, zbulohet kur do të luhet

2024-04-21 14:54:00, Sport CNA

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 30-të të Kategorisë së Parë, Korabi – Luzi nuk do të luhet sot për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Peshkopisë.

Ndeshja e javës së 30-të Korabi – Luzi do të spostohet për t’u luajtur ditën e mërkurë më datë 24 prill, në orën 15:00.

Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e Kategorisë së Parë që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.





Lajmet e fundit nga