web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Spektakël i Dakut në Rusi, shkëlqen te goli i Rubin Kazan

2024-04-20 14:03:00, Sport CNA

VIDEO/ Spektakël i Dakut në Rusi, shkëlqen te goli i Rubin Kazan

Mirlind Daku, di të jetë protagonist, edhe kur nuk shënon. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, asistoi te goli i parë i Rubin Kazan, ndaj Lokomotivës së Moskës.

Daku nisi një aksion personal nga e djathta dhe dribloi me shumë klas një prej mbrojtësve ndërsa radhën e pati portieri, që gjithashtu u kalua me lehtësi në minutën e 21-të.

Topi shkoi në këmbët e shokut të skuadrës së Dakut, Vada, i cili e dërgoi më pas në rrjetë. Në këtë sezon, Daku numëron pesë gola dhe tre asistë me fanellën e Rubin Kazan.

 




Lajmet e fundit nga