web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia sfidon Teutën, trajneri Osmani konfirmon problemet te shkodranët

2024-04-20 12:27:00, Sport CNA

Vllaznia sfidon Teutën, trajneri Osmani konfirmon problemet te

Vllaznia po kalon një moment të vështirë, ndërsa këtë e tregojnë edhe pesë ndeshjet e fundit, ku shkodranët nuk njoftin fitore.

Në kampionat vjen sfida me Teutën, aty ku kuqeblutë do të kërkojnë me çdo kusht rikthimin te fitorja.

Në “Niko Dovana’ të Durrësit, pritet të jetë një sfidë e luftuar, kjo për shkak edhe të momentit shumë të mirë që po kalojnë bergdetarët në kampionat.

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, në konferencën para ndeshjes, kërkoi reagim nga skuadra dhe të mos tregohen problemet e javëve të fundit.

Osmani tha se në ekipin e tij nuk mungon harmonia, por problemi është te vetbesimi.

Sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, do të luhet këtë të shtunë në orën 18:00.





Lajmet e fundit nga