web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reja apo Cannavaro? Klubi i Serisë A zyrtarizon trajnerin

2024-04-22 15:17:00, Sport CNA

Reja apo Cannavaro? Klubi i Serisë A zyrtarizon trajnerin

Nuk ka më dyshime, Fabio Cannavaro, është emëruar trajneri i Udinese-s në Serinë A italiane.

Kjo u bë e ditur nga vetë klubi friulan nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare.

“Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Udinese-s. Klubi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Topit të Artë të vitit 2006, i cili do të udhëheqë ekipin deri në fund të sezonit futbollistik. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024″, shkruhet në faqen e klubit.

Udinese rrezikon rënien dhe për këtë arsye drejtuesit vendosën të shkarkojnë trajnerin Coffi. Për stolin u përfol edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, por marrëveshja mes palëve nuk u arrit.





Lajmet e fundit nga