web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Silvinjo me “dhimbje koke”, dëmtohet mesfushori i Kombëtares shqiptare

2024-04-22 14:55:00, Sport CNA

Silvinjo me “dhimbje koke”, dëmtohet mesfushori i

Nuk ka qetësi për trajnerin e Kombëtares, Silvinjo, para listës për Europianin e verës. Klaus Gjasula, u dëmtua në ndeshjen e fundit me Darmstadt, ndërsa u detyrua të largohej në pjesën e parë ndaj Koln.

Në këtë mënyrë mesfushori i shtohet listës së të dëmtuarve. Siç dihet që para ndeshjeve të muajit mars është i dëmtuar Ardian Ismajli. Mbrojtësi mungoi në miqësoret e kombëtares, teksa ka humbur edhe 5 sfidat e Empolit.

Ismjali vuan nga një dëmtim muskulor, i cili vazhdon ta mbajë larg fushës së blertë. Ndërkohë i dëmtuar vazhdon të jetë edhe Etrit Berisha.





Lajmet e fundit nga