TOPI I ARTË 2022/ Karim Benzema shpallet fituesi i këtij edicioni
Karim Benzema është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2022...
Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, bëhet francezi i pestë që merr Topin e Artë pas Raymond Kopa, Michel Platini (tri herë), Jean Pierre Papin dhe Zinedine Zidane.
“Jam shumë krenar. Më kujtohet kur isha fëmijë, për mua ishte një ëndërr. E kam pasur gjithmonë në kokë. Më pas gjeta motivimin”, – tha Benzema sapo mori çmimin nga Zinedine Zidane.
“Kam pasur modele të mira në jetën time: Zizou, Ronaldo… Është rezultat punës së madhe, stërvitjes, përpjekjes… Por mbi të gjitha është ndjekja e një ëndrre që e kisha në kokë që kur isha fëmijë. Gjithçka është e mundur, për mua ka qenë shumë e vështirë”.
Rruga drejt majave të futbollit nuk ka qenë e lehtë për Benzemanë. Fillimet e tij në qendrën “Tola Vologe”, kompleksi prestigjioz sportiv i akademisë së të rinjve të Lionit, debutimi me ekipin e parë në kohë rekord. Në vitin 2004, me gjeneratën e famshme të ’87-ës që përfshinte emra të tillë si Nasri, Ben Arfa apo Ménez, ai fitoi Kampionatin Evropian për U-17, por nuk mori kurrë vlerësimin që meritonte, pasi nuk u konsiderua si lojtari më i mirë i atij brezi madhështor.
“Kishte një periudhë kur nuk isha në ekipin kombëtar, por vazhdova të punoja me ëndrrën në mendje: të luaja futboll sa më mirë dhe të përpiqesha të fitoja këtë trofe. Jam krenar për trajektoren time. Është hera e parë që e marr këtë trofe. Jam shumë i lumtur dhe sigurisht që do të vazhdoj të punoj”, tha sulmuesi ndërsa ishte në skenë.
Në vitin 2009, Florentino Pérez udhëtoi personalisht në shtëpinë e tij për të nënshkruar me të për 35 milionë euro. Një shumë e papërfillshme në futbollin e sotëm, por ishte një goditje në atë kohë. Benzema nuk hezitoi asnjë moment. Ëndrra e tij ishte të luante për Realin e Madridit.
Në 13 vjeç, ish-sulmuesi i Lyon është shfaqur si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit (pas CR7). Ka fituar pesë Champions, katër La Liga e shumë trofe të tjerë me klubin më të madh në botë.
“Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve si te Reali i Madridit ashtu edhe në kombëtaren franceze, trajnerit tim, presidentit tim të madh, i cili për mua është një anëtar i familjes sime, sepse një ditë më dha mundësinë të luaja dhe të nënshkruaja për Madridin dhe që nga ajo ditë ka qenë gjithmonë pranë meje, më ka mbështetur dhe më ka besuar. Ju keni gjithë respektin tim. Dua të falënderoj akademinë e Lyonit, pa të nuk do të isha këtu, dhe familjen time. Është një çmim individual, por gjithsesi për mua është çmim kolektiv”, – përfundoi Benzema.
Karim Benzema është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2022...
The "Golden Ball" ceremony, which is being held in Par...
Sot mësohet emri i fituesit të "Topit të Artë” trofeut më të...
Maurizio Sarri është një trajner i shkollës së vjetër. Ai ka...
Andrij Shevçenko, ish-sulmuesi i njohur ukrainas, ka qenë i ...
Garet Sauthgejt ka shumë arsye pse të bëjë maksimumin për t’...
Autori i një sezoni të jashtëzakonshëm të Ligës së Kampion...
42-vjeçari Irakli Toçi është rikthyer në futbollin e luajtur...
Since 2006, Messi and Ronaldo began to be seen as the ...
Sot mësohet emri i fituesit ët :topit të Artë” trofeut më të...
AF Elbasani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në “Elbas...
Ndeshjet e javës së 8 janë mbyllur me duelin e sotëm m...
Me tensione dhe e zjarrtë pritej ndeshja mes Erzenit dhe Kuk...
Edison Ndreca, the defender of Kukës, could not contain his ...
Kukësi continues with the good form in the championship, a...
LIVE ERZENI-KUKESI 0-2 17′ Basha, 68′ Gabriel Barbosa LIV...
Pepsi released a new ad again featuring football great...
Injuries have been cursed in this start of the season for ...
The first part has ended, in the challenge between Erzen a...
Pep Guardiola has lost 11 games against Jurgen Klopp i...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...