web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kombëtarja shqiptare zhvillon stërvitjen e fundit në

2023-11-19 22:10:00, Sport CNA

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe, e fundit e kualifikueseve të Euro 2024.

Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet kanë qenë të pranishëm dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë.

Atmosfera është shumë e mirë dhe asnjë nga lojtarët nuk kanë probleme fizike, duke qenë të gatshëm për këtë sfidë që do të përmbyllë rrugëtimin historik të Kombëtares e që u kurorëzua me kualifikimin në finalet e Euro Gjermani 2024.

Skuadra ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin pa ngarkesa fizike, duke punuar më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të ndeshjes.

Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe do të luhet këtë të hënë, duke filluar nga ora 20:45, me stadiumin “Air Albania” që do të jetë plot e për plot pasi të gjitha biletat janë shitur.





11:40 Sport

Fanella e Ramadanit

Shqipëria është në Europian. Kombëtarja ka marrë pikën që i ...

Lajmet e fundit nga