web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudi Vata: Kosova ka shfaqur interes për Roccon, do diskutojmë me Shqipërinë nëse ka projekt serioz

2023-11-19 19:11:00, Sport CNA

Mesfushori Rocco Vata është një nga lojtarët që premton shumë për të ardhmen.

Futbollisti hodhi një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke debutuar me skuadrën e parë të Celtic në Skoci në moshën 17-vjeçare në fillim të këtij viti.

Babai i tij, Rudi Vata, në një prononcim të dhënë së fundmi, është shprehur se interes për djalin e tij ka shfaqur edhe Kosova.

Njerëz përreth Federatës së Kosovës kanë pyetur për Roccon duke shfaqur interesim për të. Djali im luan për Irlandën pasi Federata e Irlandës na ka trokitur në derë. Nesër mund gjithashtu të na thërras edhe Shqipëria dhe nëse ka një projekt serioz do të ulemi dhe do të diskutojmë”, ka thënë Rudi Vata në një prononcim për lajmi.net.





11:40 Sport

Fanella e Ramadanit

Shqipëria është në Europian. Kombëtarja ka marrë pikën që i ...

Lajmet e fundit nga